Aurora Rrusta dhe Kushtrimi flasin rreth dasmës dhe aludimeve
Çifti i martuar ka folur rreth dasmës së tyre dhe vëmendjes që mori në rrjetet sociale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta janë shfaqur për herë të parë publikisht si çift i martuar në një event hapës në një qendër tregtare. Ata organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, përfshirë kolegë dhe figura të njohura nga Big Brother VIP Kosova. Gjatë një prononcimi, çifti u pyet për dasmën e tyre e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të ngjyrës së fustanit të Benitës. E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet e ngritura se gjoja i ka prishur dasmën, Aurora ka dhënë përgjigjen e saj para kamerave.