Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Vjosa Osmani: Paqja në Kosovë është më e sigurt me NATO-n pranë nesh

Ish-presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë. Gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, Osmani ka vlerësuar rolin e aleancës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, duke theksuar se ajo qëndroi pranë popullit edhe në periudhat më të vështira të historisë.

Vjosa Osmani: Paqja në Kosovë është më e sigurt me NATO-n pranë nesh
Foto: Wikimedia Commons

Osmani ka falënderuar admiralin e NATO-s, George Wikoff, për angazhimin e ushtarakëve, si dhe komandantin e deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, për shërbimin dhe përkushtimin e tij. Po ashtu, ajo i ka uruar suksese komandantit të ri, gjeneralmajorit Roberto Vergori, në përmbushjen e misionit të tij në Kosovë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →