Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president
Lutfi Haziri ka treguar se aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari, ka qenë një nga emrat e propozuar nga LDK-ja për president të vendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ndarë detaje nga takimet që partia e tij i kishte zhvilluar me zyrtarët e LVV-së, në krye me Albin Kurtin, lidhur me çështjen e presidentit të vendit. Gjatë një paraqitjeje në emision, Haziri ka treguar se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja ka qenë aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.
Sipas tij, Vetëvendosja ka pasur diku dhjetë emra, kryesisht nga komuniteti akademik, ndërsa përfshirja e Bajraktarit ka qenë propozim i LDK-së. «Vetëvendosja i ka pasë diku 10 emra… kryesisht ka qenë komunitet akademik. Kena pas një shqiptaro-amerikan që ka qenë Harry Bajraktari, propozim i LDK-së…», është shprehur Haziri.