Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Policia: Zjarri në Lezhë u shkaktua nga një cigare e lënë ndezur

Zbardhen detajet e ngjarjes në një pallat 4-katësh ku pesë persona përfunduan në spital.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

LEZHË — Policia ka dhënë detaje të reja rreth zjarrit që përfshiu një pallat katërkatësh në lagjen «Skënderbeg» të qytetit të Lezhës, duke bërë të ditur se flakët dyshohet se u shkaktuan pasi pronari i banesës ka harruar një cigare ndezur. Si pasojë e ngjarjes që krijoi panik mes banorëve, pesë persona kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që fillimisht ishte aluduar edhe për një rrjedhje gazi.

Policia: Zjarri në Lezhë u shkaktua nga një cigare e lënë ndezur
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗

Administratori i objektit, i cili ndërhyri për të nxjerrë një person nga banesa dhe njoftoi autoritetet, tregoi se ngjarja nisi rreth orës katër. «Ka qenë ora katër, po zbrisja nga shkallët, pashë flakët në katin e parë. Jam edhe administratori i pallatit. Shkoj dhe nxjerr një person aty, lajmërova policinë», u shpreh ai, duke shtuar se u tremb nga mundësia e ndonjë bombole gazi dhe falënderoj zjarrfikësit e ushtarët për ndërhyrjen në kohë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme