Zjarr në një godinë në Zvërnec, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
Një godinë peshkimi në Zvërnec përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen në pyll.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
VLORË — Një godinë e vogël që shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit në zonën e Zvërnecit, pranë dalanit të parë ku kanali i lagunës së Nartës lidhet me detin, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme rreth orës 14:00. Përballë rrezikut të përhapjes së zjarrit drejt pyllit me pisha pranë objektit, në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës të cilat bënë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.
Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet pritet të përcaktojnë zyrtarisht rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.