Policia sekuestron armë dhe substanca narkotike në dy qytete
Gjatë kontrolleve policore në Prizren dhe Mitrovicën e Veriut janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar armë e narkotikë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë kontrolleve të ndara në Prizren dhe në Mitrovicën e Veriut, ku janë gjetur substanca narkotike, armë zjarri dhe pajisje të ndryshme. Në rastin e parë, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, janë sekuestruar 718.18 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një grinder, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pas intervistimit. Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person tjetër, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pistoletë dhe 66 fishekë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.