Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Policia nisi fushatën për sigurinë në trafik gjatë vjeshtë-dimrit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka prezantuar fushatën parandaluese për sezonin e ftohtë, e cila do të shtrihet në pesë komuna.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

FERIZAJ — Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka ideuar fushatën parandaluese për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, e cila do të zhvillohet nga muaji nëntor 2026 deri në shkurt 2027. Fushata vjen në qytetin e hekurudhës me moton «PAK MË NGADALË, SHUMË MË SIGURT!» dhe synon vetëdijesimin e shoferëve për rreziqet nga reshjet, mjegulla, bora dhe ngricat përmes këshillimeve dhe ligjëratave në institucione arsimore.

Policia nisi fushatën për sigurinë në trafik gjatë vjeshtë-dimrit
Foto: botasot.info

Në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor Xhemil Halili, aktivitetet sensibilizuese do të organizohen në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani të Elezit. «Policia apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve. Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!», thuhet në njoftimin zyrtar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme