Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë me dru pa dokumentacion
Në kuadër të operacionit për mbrojtjen e pyjeve, autoritetet ndaluan dy automjete që transportonin ngarkesa drusore në mënyrë të paligjshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia e Shtërpcës ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në dy raste të ndara, si pjesë e operacionit “Mbrojtja e Pyjeve 2026”. Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, masa e konfiskuar drusore është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore.
Autoritetet policore bënë të ditur se mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke vënë theksin te luftimi i prerjes dhe keqpërdorimit të paligjshëm të pyjeve.