38-vjeçari vdiq nga rryma elektrike në ndërtim në Kondovë
Një 38-vjeçar nga Studeniçani vdiq sonte gjatë punës në ndërtim në Shkup, pasi pësuar goditje nga rryma elektrike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një 38-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën sonte gjatë punës në një ndërtim në Kondovë të Shkupit, pasi pësuar goditje nga rryma elektrike. Sipas informacioneve paraprake, viktima po kryente punime ndërtimore kur u godit nga rryma. Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziqet nga energjia elektrike gjatë punimeve ndërtimore, pasi edhe më parë në zonë janë raportuar raste të ngjashme. Të afërmit e viktimës janë tronditur nga ky rast tragjik.