Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Homazhet për diplomatit Bashkim Zeneli mbahen të hënën në Kuvend

Familja e diplomatit të ndjerë Bashkim Zeneli ka bërë të ditur oraret e homazheve dhe pritjes së vizitave për lamtumirën e fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar programin e plotë të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve të fundit. Vajza e tij, ekspertja e çështjeve të sigurisë Valbona Zeneli, ka bërë të ditur se qytetarët do të kenë mundësinë të bëjnë homazhe pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës.

Homazhet për diplomatit Bashkim Zeneli mbahen të hënën në Kuvend
Foto: almakos.com

Sipas njoftimit të familjarëve, homazhet zyrtare në Kuvend janë caktuar të mbahen të hënën, më 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00. Përveç kësaj, pritja e vizitave për ngushëllim do të organizohet gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, më 3 dhe 4 nëntor, në dy fasha orari gjatë ditës, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga 17:00 deri në 19:00, te hoteli Xheko Imperial në afërsi të Presidencës në kryeqytet.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme