Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Policia Kufitare bllokon 32 mjete lundruese në Vlorë gjatë korrikut

Dy gjoba nga 500 mijë lekë secila u vendosën për shkelje të rënda të legjislacionit detar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Policia Kufitare e Vlorës bllokoi 32 mjete lundruese dhe vendosi po aq masa administrative vetëm gjatë muajit korrik, për shkelje të rregullave të lundrimit. Lajmin e bëri të ditur shefja e Stacionit të Policisë Kufitare në Triport, Amarilda Shabani, në një intervistë për Euronews Albania.

Policia Kufitare bllokon 32 mjete lundruese në Vlorë gjatë korrikut
Foto: Vlorë (11652) / Wikimedia Commons

Kontrollet u përqendruan kryesisht në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Shpellës së Haxhi Aliut, ku efektivët zhvilluan edhe fushata ndërgjegjësuese për drejtuesit e mjeteve, duke i këshilluar për përdorimin e jelekëve të shpëtimit dhe respektimin e masave të sigurisë.

Shabani theksoi se ndaj shkeljeve të rënda nuk do të ketë tolerancë. Gjatë korrikut, në dy raste u vendosën gjoba nga 500 mijë lekë secila për shkelje të rënda të legjislacionit detar. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet e përditshme në hapësirën detare përgjatë gjithë sezonit turistik.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme