Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Plakolli: Deklarata e Pecit për LDK-në më ka prekur thellësisht

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Faton Pecit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka shprehur indinjatën e tij ndaj deklaratave të kreut të kësaj komune, Faton Peci, i cili më parë ishte shprehur se «LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura».

Plakolli: Deklarata e Pecit për LDK-në më ka prekur thellësisht
Foto: gazetablic.com
Video · YouTube ↗

Gjatë një paraqitjeje në Edicionin Special në Klan Kosova, Plakolli theksoi se besimi i tij në këtë subjekt politik bazohet te bindjet dhe jo te përfitimet personale, duke shtuar se i ka kushtuar pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet të jetës së tij partisë.

«Më ka prekur thellësisht, një deklaratë e papranueshme, meqenëse unë jam LDK-ist me bindje, jo profiter. Besoj në LDK. LDK është përtej meje. Të vijë një deklaratë e tillë për një parti politike së cilës ia ke dedikuar 15-20 vjet të jetës, e cila të ka ndërtuar dhe të ka ngritur profesionalisht e personalisht, dua ta shpreh indinjatën time të thellë për atë deklaratë, sepse nuk e di nga ka ardhur dhe për çfarë arsyeje», ka deklaruar Plakolli.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme