Morina: Përgjegjësia për mungesën e uniformave në Polici te prokurimi
Ish-eprori kërkon llogari nga zyrtarët për furnizimin e forcave të rendit, teksa raportohet për shtyrje diplomimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mungesa e uniformave dhe pajisjeve policore ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe operacionalitetin e forcave të rendit, sipas ish-eprorit të Policisë së Kosovës, Refki Morina. Ai ka theksuar se procedurat e prokurimit duhet të nisin para skadimit të afatit, kurse neglizhenca përbën përgjegjësi për zyrtarët e angazhuar në këtë fushë. «Çështja e uniformës dhe çështja e pajisjeve policore është çështje bazike, operative, ku edhe kadetëve që diplomojnë, por edhe zyrtarëve policorë, është më se e nevojshme», u shpreh ai.
Ditëve të fundit është raportuar në media për mungesë të uniformave për zyrtarët policorë dhe për shtyrjen e ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj për këtë arsye. Ndërkohë, institucioni policor nuk ka kthyer përgjigje deri në publikim lidhur me pyetjet për konfirmimin e shtyrjes së ceremonisë dhe arsyet e saj.