Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë RAJ

Peshevska dhe Petkoska përfaqësojnë Kuvendin në Parlamentin e Grave në Podgoricë

Takimi u mbajt gjatë Mbledhjes e Nëntëmbëdhjetë të Parlamentit të Grave në Podgoricë

Redaksia ZHURMA 16:41 Përditësuar 16:31 1 min lexim
Peshevska dhe Petkoska përfaqësojnë Kuvendin në Parlamentin e Grave në Podgoricë
FOTO · Ilustrim · Assembly of the Republic of Kosovo (CC BY 3.0 pl) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Me ftesë të kryetares së Këshillit për Barazi të Parlamentit të Malit të Zi, Jelenka Andriq, kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zhaklina Peshevska, dhe deputetja Lidija Petkoska, anëtare e Komisionit, morën pjesë në Mbledhjen e Nëntëmbëdhjetë të Parlamentit të Grave, që u mbajt në Podgoricë.

Evenimenti ishte mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe qëndrime midis parlamentareve nga rajoni mbi sfidat dhe arritjet në avancimin e barazisë, si dhe mbi rolin e parlamenteve në krijimin e politikave që sigurojnë mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën publike dhe politike.

Në kuadër të vizitës, u mbajt takimi midis kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zhaklina Peshevska, dhe kryetares së Këshillit për Barazi të Parlamentit të Malit të Zi, Jelenka Andriq.

Në takim u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në punën e dy komisioneve, dhe u diskutuan mundësitë për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, zbatimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta, si dhe për avancimin e rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të trupave parlamentarë në fushën e barazisë.

Barazia nuk është çështje e izoluar, por është vlerë themelore demokratike dhe tregues i rëndësishëm i zhvillimit të shoqërive moderne demokratike.

U theksua se progresi i vërtetë matet përmes rezultateve konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe sigurojnë qasje të barabartë në të drejtat, mundësitë dhe drejtësinë.

Njëkohësisht, u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për të thelluar më tej bashkëpunimin midis parlamenteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/peshevska-dhe-petkoska-ne-parlamentin-e-grave-ne-podgorice/
Redaksia ZHURMA

Komentet