Përplasje të reja në bulevard, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Tensioni shpërthen sërish në bulevardin «Dëshmorët e Kombit», ku forcat e rendit përdorin gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rreth orës 15:30, në bulevardin «Dëshmorët e Kombit» në Tiranë janë shënuar përplasje të reja mes protestuesve dhe policisë, pasi forcat e rendit përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Sipas burimeve, protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia dhe afër sheshit «Skënderbej» kanë hedhur gurë në drejtim të autobotëve me ujë dhe policëve, ndërsa të rinjtë kanë hedhur edhe molotovë. Pavarësisht ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe rezeve të ujit që mbuluan bulevardin me re tymi, protestuesit dhe studentët e mbledhur në numër të lartë nuk janë zmbrapsur. Të rinjtë kanë vijuar thirrjet para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij me thirrjet «Dorëheqje!».