Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shpëtohet turisti i huaj që humbi orientimin në Himarë

Grupi i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë dhe Policia organizuan operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e fshatit Iliaz.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Një turist i huaj që kishte humbur orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shpëtuar pas disa orësh kërkimesh. Në këtë operacion u angazhuan Policia dhe Grupi i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë, të cilët bashkëpunuan për lokalizimin e tij dhe nxjerrjen nga zona. Pas gjetjes, turistit iu siguruan ushqim dhe ndihma e nevojshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vijuan më pas shoqërimin e tij drejt qytetit. Sipas të dhënave paraprake, turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpëtohet turisti i huaj që humbi orientimin në Himarë
Foto: botasot.info

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →