Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse përmirësohet infrastruktura arsimore në Manastir?

Me mbështetje qeveritare prej 7 milionë euro, po përmirësohet infrastruktura arsimore në Manastir

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Në lagjen Bukovski Livadi në Manastir po zhvillohen aktivitete për adaptimin e një objekti që deri në fund të vitit do të shndërrohet në shkollë të re vartëse të SHFK "Kole Kaninski". Bëhet fjalë për një investim me vlerë 31 milionë denarë, i cili po realizohet nga vetëqeverisja lokale me mbështetje të Qeverisë.

Pse përmirësohet infrastruktura arsimore në Manastir?
Foto: Hristijan Mickoski official portrait 2024 (cropped) / Wikimedia Commons

Kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe kryetari i Manastirit, Toni Konjanovski, po inspektojnë punimet. Janevska theksoi se Qeveria vazhdon me investime intensive në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, pavarësisht se ku jetojnë.

Ministrja theksoi se ky është vetëm një pjesë e ciklit të rëndësishëm investues që po realizohet në Manastir me mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. "Komuna nuk është e vetme në përpjekjet për arsim më të mirë. Janë siguruar mjete për rreth 15 investime infrastrukturore. Ministria tashmë ka përfunduar rikonstruksionin e sallës sportive në SHFK ‘Elpida Karamandi’", theksoi Janevska.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/janevska-me-mbeshtetje-qeveritare-prej-7-milione-euro-po-permiresohet-infrastruktura-arsimore-ne-manastir/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme