Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

PD dhe PS në tryezën e Reformës Zgjedhore pa dakordësi për agjendën

Komisioni i Posaçëm Parlamentar mblidhet të hënën nën tensionin e protestave, ndërsa palët ndajnë qëndrime të ndryshme për sistemin dhe agjendën.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rimblidhet të hënën pas disa muajsh pushimi, ndërsa puna pritet të nisë pa dakordësinë e palëve mbi agjendën. Sipas burimeve nga selia blu, rendi i ditës është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë plotësimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet vendore pas ndarjes së re territoriale në 46 bashki. Tryeza zhvillohet ndërkohë që kryeqyteti është përfshirë nga proteste me molotovë e zjarr.

PD dhe PS në tryezën e Reformës Zgjedhore pa dakordësi për agjendën
Foto: botasot.info

Në mbledhjen e parashikuar janë vënë në fokus dy çështje kryesore: diskutimi i detyrimeve nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore dhe vijimi i shqyrtimit të projektligjit për financimin e partive politike. Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi ka kërkuar përqendrim te zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe garantimi i ndarjes së shtetit nga partia në pushtet. Nga ana e tyre, socialistët kushtëzojnë diskutimin e sistemit zgjedhor me uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101, ndërsa Partia Demokratike kërkon lista njëqind për qind të hapura.

Komisioni bashkëdrejtohet nga Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri, kurse mandati i këtij institucioni përfundon në fund të muajit nëntor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme