Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 20:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:28 Ramë Lahaj ironizon: Hapi kandidaturën si president i pavarur20:24 Protesta qytetare marshon drejt Kryeministrisë në ditën e 82-të të tubimeve20:15 Kosova dhe Shqipëria përdorin automjete blinduara amerikane20:06 Komuna e Strugës me borxh 5 milionë euro, të tjerë ende në procedurë20:04 Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare pas 20 vitesh, Antela Lika merr drejtimin19:59 Më shumë se 25.000 vdekje nga valët e nxehtisë në katër vende evropiane në 202619:55 Nis gara e sistemeve nënujore pa pilot në TEKNOFEST Atdheu Blu19:48 Drita 180 minuta larg historisë, publikohen formacionet zyrtare19:47 Video e helikopterit në SHBA shitet si aksion në Shqipëri19:43 Oriola tërheq vëmendjen me setin e ri fotografik në bikini
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa SHQ

Paraja cash në Shqipëri kalon 5 miliardë euro, rritje 14%

Paraja jashtë bankave në Shqipëri ka kaluar pragun e 5 miliardë eurove, me një rritje prej rreth 14% krahasuar me një vit më parë.

Redaksia ZHURMA 19:16 1 min lexim
Paraja cash në Shqipëri kalon 5 miliardë euro, rritje 14%
FOTO · zhurnal.mk Arkivi ZHURMA

Shqiptarët vijojnë të mbajnë paratë në portofol apo në shtëpi, duke kryer pjesën më të madhe të pagesave me lekë në dorë. Të dhënat e fundit tregojnë se paraja cash është rritur me rreth 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kaluar për herë të parë pragun prej 5 miliardë eurosh.

“Paraja jashtë sektorit bankar është rreth 494 miliardë lekë, ose diku tek 5.3 miliardë euro. Paraja jashtë bankave është rritur afërsisht me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por kjo reflekton kryesisht një tendencë të rritjes së ofertës së parasë në ekonomi,” tha eksperti bankar Ersuin Shehu.

Sipas tij, përveç emetimit nga Banka e Shqipërisë, fluksi i lartë i cash-it ndikohet edhe nga sezoni veror. “Ka një tendencë të rritjes së parasë jashtë bankave në tremujorin e dytë dhe sidomos në tremujorin e tretë të vitit, dhe kjo lidhet natyrshëm me sezonin turistik. Pra, sezoni turistik sjell një rritje dhe intensifikim të aktivitetit ekonomik, të transaksioneve ekonomike për shkak të pushimeve, dhe kjo natyrshëm sjell edhe rritje të treguesit të parasë jashtë bankave,” tha Shehu.

Për të reduktuar paranë jashtë bankave në ekonominë e vendit, eksperti rekomandon fuqizimin e pagesave alternative dhe luftën ndaj informalitetit.

Burimet: Zhurnal.mk (klaster 1 outlets).

Komentet