Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

43-vjeçarja nga Shkupi merr 30 ditë paraburgim pas vrasjes së një qeni në Ulqin

S.S. dyshohet për vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve, vrau brutalisht një qen në Mal të Zi

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ULQIN — Gjykata Themelore në Ulqin i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh 43-vjeçares S.S. nga Shkupi, e dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe keqtrajtimit të kafshëve, pasi me automjet ka përplasur dhe vrarë një qen të racës Sharplaninac.

43-vjeçarja nga Shkupi merr 30 ditë paraburgim pas vrasjes së një qeni në Ulqin
Foto: Sardog / Wikimedia Commons

Sipas gjykatës, paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi ajo, pas ngjarjes, dyshohet se është përpjekur të largohet nga Mali i Zi, por është arrestuar nga policia. Incidenti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe një video e momentit të përplasjes së qenit.

Burim: TV21 — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme