Zhurma Press E Diel · 04 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:21 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
01:19 Kim Kardashian tregon pse nuk ishte gati për një lidhje të re për një kohë të gjatë01:03 PDK thirret në mbledhje pas takimit me Kurtin00:44 Bashkia Tiranë në aksion/ Thirrje qytetarëve: Na raportoni problemet në lagjen tuaj, ne…00:13 Ferizaj triumfon, fiton Superkupën e Kosovës23:58 Shqipëria u mposht nga Finlanda në UEFA Nations League23:53 Fifi mohon aludimet për videot intime23:49 Si mund të tregojnë duart emocionet që përpiqemi të fshehni gjatë bisedës22:54 Jansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga Kosova dhe punon…21:54 Mickoski: Inkurajuar nga mesazhet e Von der Leyen, por jo nga qëndrimi për ndryshimet…20:34 Dardanët mbyllin përgatitjet në Fadil Vokrri, gati për Austrinë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Paraburgim për vushtrriasin që kanosi punëtorët e KRU Mitrovica

Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit F.Sh. pasi dyshohet se kanosi punëtorët e ujësjellësit dhe shkrepi armën në drejtim të automjetit zyrtar.

Redaksia ZHURMA 15:25 1 min lexim
Paraburgim për vushtrriasin që kanosi punëtorët e KRU Mitrovica
FOTO · Foto: Ekonomia Online / Prokuroria Themelore në Mitrovicë Arkivi ZHURMA

MITROVICË — Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale F.Sh., për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” kishin bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij, i pandehuri i ka kanosur ata dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar.

I pandehuri gjithashtu dyshohet se ka kanosur zyrtarët se do t'i vrasë të tre nëse e lajmërojnë rastin në polici. Me vendim të prokurorit, ai ndodhet në ndalim, ndërsa arma me gaz i është sekuestruar.

Burimet: Gazeta Metro; Zëri; Lajmi.net; Klan Kosova; Ekonomia Online (klaster 5 outlets).

Komentet