Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

OVL-UÇK mblidhet sot për të shqyrtuar situatën pas verdiktit të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë sot mbledhje dhe konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje dhe pastaj edhe konferencë për media, pas vendimit të Gjykatës Speciale. Mbledhja e Këshillit Drejtues dhe e strukturave të organizatës do të mbahet në selinë qendrore, në ora 12:00, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit. Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, do të mbahet konferencë për media, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet e mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.

OVL-UÇK mblidhet sot për të shqyrtuar situatën pas verdiktit të Speciales
Foto: ekonomiaonline.com

Kjo vjen pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara, për të cilin OVL-UÇK nuk ka dhënë ende detaje se çfarë qëndrimi do të mbajë apo cilat veprime mund të ndërmarrë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme