Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Çfarë kërkoi Osmani nga SHBA-ja për Kurtin?

Kandidatja për presidente e LDK-së mohon se ka sulmuar Kurtin në SHBA, duke thënë se ka mbrojtur çdo veprim të institucioneve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat e saj në Shtetet e Bashkuara, duke mohuar se ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti në arenën ndërkombëtare.

Çfarë kërkoi Osmani nga SHBA-ja për Kurtin?
Foto: Pixabay

Osmani tha se ka mbrojtur "çdo veprim të institucioneve të Kosovës" dhe ka kërkuar vazhdimisht mbështetje për Kurtin nga zyrtarët amerikanë. Në një intervistë për Kanal10, ajo u shpreh: "Kam kërkuar me ngul nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta takojnë kryeministrin Kurti, ju lutem t'ia jepni një shancë."

Ajo akuzoi kundërshtarët se "pas shpine" pretendojnë se i ka sulmuar ndërkombëtarisht, ndërsa sipas saj "ka ndodh komplet e kundërta."

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme