Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

“Ora e pritjes” për krerët e UÇK-së vendoset edhe në Mitrovicë

Grumbullim në sheshin “Mehë Uka” për të nisur numërimin mbrapsht deri më 16 shtator, kur pritet aktgjykimi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MITROVICË — Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku sonte do të vendoset “Ora e pritjes” për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo nismë vjen pasi aktgjykimi për ish-krerët pritet të shpallet më 16 shtator.

“Ora e pritjes” për krerët e UÇK-së vendoset edhe në Mitrovicë
Foto: epokaere.com

Platforma “Liria ka Emër” e kishte vendosur më 22 gusht në Prishtinë “Orën e Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht deri në datën e shpalljes së vendimit final për të pandehurit në Hagë. Tani, kjo iniciativë është shtrirë edhe jashtë Kosovës, në Dyseldorf të Gjermanisë, ku në qendër të qytetit është vendosur një orë e tillë, duke shënuar për herë të parë përhapjen e saj në Evropë.

Sipas organizatorit, Hektor Beqiri, qëllimi është të shprehet mbështetja e mërgatës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe pritja për përfundimin e procesit dhe kthimin e tyre në Kosovë. Numërimi do të vazhdojë deri më 16 shtator, ndërsa organizatorët synojnë që mesazhi të përcillet edhe te komuniteti shqiptar jashtë vendit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme