Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ora e Pritjes nis numërimin mbrapsht në Istog për verdiktin e 16 shtatorit

Platforma “Liria Ka Emër” bashkoi veteranë dhe qytetarë duke kërkuar drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ISTOG — Edhe Istogu i është bashkuar aktivitetit “Ora e Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, kur pritet të shpallet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë të Istogut. Organizatorët kanë transmetuar mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”. Iniciativa synon të përcilëse se qytetarët e Kosovës po presin drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj. Aktivitetet e platformës do të vazhdojnë drejt “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ora e Pritjes nis numërimin mbrapsht në Istog për verdiktin e 16 shtatorit
Foto: sinjali.com
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme