Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:52 Hasani: Protestat e detyruan Kurtin të lëshojë pe për Ligjin për Specialen22:19 Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Pse rriten çmimet e One Albania?

Kompania celulare njoftoi rritjen e çmimit të shërbimeve me 2.2% në mars 2026

Redaksia ZHURMA 02:41 Përditësuar 17:59 1 min lexim
Antenë e rrjetit të telefonisë celulare
FOTO · Eclypes2008, CC0 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Prej disa muajsh, qindra abonentë të One Albania po përballen me një rritje të çmimit të shërbimeve celulare, edhe pse kontratat e tyre janë firmosur me një tarifë fikse për një ose dy vite. Kompania njoftoi se do të indeksonte çmimet e shërbimeve celulare me indeksin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit.

Abonentët kanë denoncuar rastet e tyre pranë InfoNews, duke shprehu se kanë nënshkruar kontrata 12 ose 24-mujore me një çmim të përcaktuar qartë, ndërsa kompania ka vendosur ta ndryshojë atë në mënyrë të njëanshme gjatë kohës që kontrata është ende në fuqi.

Sipas ankesave, kur abonentët kanë kërkuar sqarime, One Albania është përgjigjur se e drejta për të indeksuar çmimet parashikohet në kushtet e kontratës. Megjithatë, qytetarët ngrenë një pyetje të fortë: nëse kompania ka të drejtë të ndryshojë çmimin gjatë kontratës, përse klienti nuk mund të largohet pa penalitet kur nuk është më dakord me kushtet ekonomike?

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nëse praktika e ndjekur është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorit dhe me parimin e kontratave të drejta.

Burim: Report Tv, https://report.al/one-albania-rrit-cmimet-pergjigja-per-qytetaret-ne-kemi-te-drejte-ju-jo/
— Redaksia ZHURMA

Komentet