Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një lëkundje e fuqizuar sizmike është regjistruar në Japoni, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:15 sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra ishte në det të hapur, në jug të qytetit të Nagoyas, në një thellësi prej 325 kilometrash.
Sipas të dhënave paraprake nga institucionet, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale nga ngjarja. Autoritetet kompetente nuk kanë lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami pas goditjes së tërmetit.