Sulm me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë e tetë të plagosur
Një sulm me armë zjarri pranë një stadiumi në Alabama ka lënë një të vrarë dhe tetë të plagosur pas një ndeshjeje futbolli.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri të regjistruar pranë stadiumit Legion Field në Birmingham të Alabamës. Ngjarja ndodhi pak para orës 19:50 në zonën e Greymont Avenue West, pas përfundimit të ndeshjes tradicionale të futbollit amerikan Magic City Classic mes skuadrave Alabama A&M dhe Alabama State, e cila përfundoi me rezultatin 31-28 për Alabama A&M.
Shefi i Policisë, Michael Pickett, bëri të ditur se shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik nga autoritetet.
Kryebashkiaku Randall Woodfin dënoi ashpër ngjarjen, duke deklaruar se asnjë konflikt nuk mund të justifikojë një akt të tillë dhune gjatë një mbrëmjeje të dedikuar sportit. Policia ka pezulluar aktivitetet në zonë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë çdo pamje filmike që zbardh rrethanat e ngjarjes.