Nisin gjobat nga Safe City në Strugë, shumat shkojnë deri në 500 euro
Kamerat e sistemit Safe City kanë nisur zyrtarisht regjistrimin e shkeljeve të trafikut në Strugë dhe qytete të tjera.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
STRUGË — Kamerat e sistemit «Safe City» kanë filluar të regjistrojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në Strugë, Ohër, Dibër e Kërçovë, pas disa muajsh njoftim.
Gjobat për shkeljet e rregullave lëvizin nga 15 deri në 500 euro, varësisht nga rëndësia e shkeljes. Qytetarët janë shprehur se është e nevojshme të vendosen kamera në më shumë lokacione për të sjellë rend në trafik.