Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ministria e Financave kundërshton garancitë sovrane për kreditët e strehimit social

Qeveria e ka rishikuar projektligjin pas shqetësimeve të Ministrisë për detyrime buxhetore dhe mosbatësisë me ligjin e huamarrjes shtetërore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministria e Financave ka kërkuar heqjen e plotë të instrumentit të Garancisë Sovrane nga drafti i projektligjit për ndryshimet në ligjin e strehimit social, sipas një njoftimi zyrtar.

Ministria e Financave kundërshton garancitë sovrane për kreditët e strehimit social
Foto: monitor.al

Projektligji i mëparshëm, publikuar për konsultim në korrik, parashikonte që shteti të garantojë pjesë të principalit të kredive të strehimit të akorduara nga institucionet financiare. Në rast mosshlyerjeje, shteti rrezikonte të mbulojë pjesë të detyrimit.

Në komentet e dërguara më 20 gusht 2026, Ministria e Financave thekson se ky mekanizëm është në kundërshtim me ligjin për huamarrjen shtetërore dhe Garancitë Shtetërore, duke krijuar detyrime të reja financiare për buxhetin.

Përveç ekspozimit të riskut, Ministria ka ngre shqetësime edhe mbi efektivitetin e skemës së propozuar, theksojnë se krediat për blerjen e banesës mund të garantohet nga vetë pronat e financuara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →