Situata e qetë në Bulevardin “Cvetan Dimov” pas protestës spontane
Komuna e Çairit njofton se situata në Bulevardin “Cvetan Dimov” është qetësuar dhe qarkullimi është normalizuar pas protestës së banorëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Situata në Bulevardin “Cvetan Dimov” është qetësuar pas një reagimi spontan të banorëve gjatë mbrëmjes, i cili erdhi si pasojë e problemeve me rrjetin e ujësjellësit. Protesta nuk ishte e paralajmëruar dhe u organizua nga vetë banorët e lagjes me qëllim të adresimit të këtij problemi.
Sipas Komunës së Çairit, ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në kohë në terren për sanimin e problemit. Rruga është liruar, qarkullimi zhvillohet normalisht dhe nuk ka vend për shqetësim apo panik.
Komuna ka theksuar se nuk është raportuar për incidente dhe se situata është nën kontroll. Institucioni mbetet i përkushtuar ndaj trajtimit me përgjegjësi të shqetësimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente për zgjidhjen e tyre.