Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:11 Në vendlindjen e Jakup Krasniqit ndizet Flaka e Shpresës09:08 Musliu: Thaçi duhet të zgjidhet president sapo të kthehet i lirë07:12 Senera Hoxha: Tradhtia është vijë e kuqe, nuk bëj kompromis07:02 Drita Maliqi Zunçe, nga mësimdhënësja te nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë06:50 Inspektorati mbyll restorantin dhe hotelin "Liqeni i Dukagjinit" në Gjakovë06:46 Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së në Prishtinë06:40 Selin Bollati reagoi pretendimeve të Rogert Tërkajt për pakt të fshehtë në Big Brother06:31 Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit, Klodiana Spahiu emërohet ministër Shëndetësie06:27 Portali 9/9 hapet: Tri shenja hyjnë në fazë pa kthim06:22 Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Nikolloski: Në autostradën Kërçovë–Ohër do të hapen për qarkullim 10 km më të komplikuar

Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa në të tretën po punohet intensivisht

Redaksia ZHURMA 13:58 1 min lexim
Nikolloski: Në autostradën Kërçovë–Ohër do të hapen për qarkullim 10 km më të komplikuar
FOTO · Foto: Izgradba na mosot kaj Malosiste, Gevgelija, 1950te / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SKOPJË — Ndërtimi i autostradës Kërçovë–Ohër po realizohet me dinamikë të përshpejtuar. Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa në të tretën po punohet intensivisht. Në muajt e ardhshëm do të hapen edhe 10 kilometra të tjerë, të cilët janë pjesa më e ndërlikuar e projektit, ku përfshihen tunelet dhe galeritë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Nikolloski theksoi se tetë galeritë ku po punohet paraqesin një sfidë të madhe inxhinierike. Paralelisht, po punohet edhe në stabilizimin e terrenit, përfundimin e urave dhe dy tubave të tuneleve. Sipas tij, pas disa muajsh ky segment i autostradës do të jetë funksional dhe do të vihet në përdorim.

“Shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Vetëm këto tri galeri që janë pas meje kanë gjatësi prej 1 kilometër e 100 metra, ndërsa tunelet do të jenë më të gjatët në Maqedoni – njëri tub me gjatësi 2 kilometra, ndërsa tjetri 2 kilometra e 100 metra. Galeri të këtij lloji për herë të parë po ndërtohen jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë rajonin”, tha Nikoloski.

Nikolloski paralajmëroi hapjen së shpejti të segmenteve të reja për qarkullim. “Ky ishte vendimi më i mençur dhe zgjidhja më e mirë për stabilizimin e terrenit. Për të mbrojtur trasenë dhe për të siguruar vozitje të sigurt, këto vepra inxhinierike që janë pas nesh ishin zgjidhja më e mirë. Ky ishte një projekt i braktisur, një projekt në të cilin askush nuk besonte, por tani shihet fundi. Tashmë kemi 34 kilometra ku qarkullohet, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, pjesa më e komplikuar ku përfshihen tunelet dhe galeritë”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikoloski.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet