Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Neutralizohet zjarri në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës

Zjarri në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës është neutralizuar plotësisht dhe nuk pritet të shkaktojë ndotje të re në Shkup.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zjarri që ka qenë aktiv për disa ditë në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës është neutralizuar plotësisht. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, nuk ka më djegie në asnjërin prej dy thekave të kufirit, duke shmangur kështu ndotjen e mëtejshme në Shkup.

Neutralizohet zjarri në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës
Foto: albeu.com

Angellov njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, nga të cilat mbi 30 janë shuar, ndërsa katër kanë mbetur aktive. Zjarri pranë Miletinës u riaktivizua gjatë natës, por u vu nën kontroll në orët e para të mëngjesit, pavarësisht rrezikut nga temperaturat e larta. Ndërkohë, zjarri në Staro Nagoriçan është shuar plotësisht në orët e para të mëngjesit.

Vatra më problematike mbetet ajo pranë Ramnos, në Malin e Zi të Shkupit, ku po ndërhyn një helikopter policor, ekipe të pyjeve kombëtare dhe pjesëtarë të ushtrisë. Për shkak të temperaturave të larta, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme