Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shoqëri Shqipëria

Negociatat për tekstet shkollore drejt përfundimit sipas ministrit Çeku

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës deklaroi se brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Foto: GazetaBlic
Foto: Foto: GazetaBlic

Negociatat për çmimet e teksteve shkollore me shtëpitë botuese janë drejt përfundimit dhe brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit, ka deklaruar ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku.

Sipas tij, pas përcaktimit të vlerës do të nisë menjëherë ekzekutimi i pagesave, që prindërit t'i kenë mjetet në kohë të mjaftueshme për të blerë tekstet para nisjes së mësimit të martën. Çeku ka bërë të ditur se dalja në shitje e librave gjatë kohës së negociatave përbën shkelje dhe se ministria do t'u drejtohet organeve përgjegjëse për kompensimin e prindërve.

Gjithashtu, ai theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor, duke përfshirë edhe planin operativ të policisë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →