Turqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Rregullorja e re në Turqi vendos ndalimin ligjor të mediave sociale për të miturit nën 15 vjeç dhe parashikon verifikim të detyrueshëm të moshës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Autoritetet në Turqi kanë vendosur kufizime ligjore për përdorimin e rrjeteve sociale, duke ndaluar qasjen për fëmijët që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç. Masat e reja përfshijnë kontrollin e detyrueshëm të moshës gjatë krijimit të llogarive të reja, proces ky që do të kryhet nëpërmjet portalit shtetëror dixhital. Për të mbrojtur përdoruesit e mitur, sistemi do të transmetojë te platformat vetëm grupmoshën, pa zbuluar identitetin e personit.
Dispozitat hyjnë në fuqi në fillim të muajit nëntor, ndërsa llogaritë ekzistuese të regjistruara në emër të fëmijëve nën moshën e caktuar do të mbyllen pas përfundimit të afateve të përcaktuara për verifikim. Për grupmoshën mbi 15 vjeç do të aplikohet një mbrojtje e veçantë, duke vendosur llogaritë në statusin privat, duke ndaluar reklamat e personalizuara dhe transmetimet e drejtpërdrejta, si dhe duke u dhënë mundësi prindërve të menaxhojnë kohën dhe cilësimet e përdorimit.