Temat e diplomës shiten online deri në 400 euro, pedagogët ngrenë alarmin
Pedagogët ngrenë alarmin për plagjiaturën dhe shitjen e temave të diplomës në internet, ku çmimet shkojnë deri në 400 euro.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Temat e diplomës në universitete po shiten online kundrejt pagesës, ndërsa çmimet arrijnë deri në 400 euro. Sipas vëzhgimeve në rrjetet sociale, ekzistojnë me dhjetëra faqe që reklamojnë shitjen e punimeve të gatshme, të cilat variojnë sipas kërkesës së studentit dhe programit të studimit.
Pedagogët kanë ngritur shqetësimin se ky fenomen po kthen produktin e studimit në diçka që blihet, duke dëmtuar vlerën e dijes dhe duke krijuar një konkurrencë të pandershme mes të rinjve. Mungesa e angazhimit në kërkimin shkencor dhe mungesa e filtrave të kontrollit gjatë dorëzimit të punimeve po e ushqejnë më tej plagjiaturën në sistemin arsimor.
Ekspertët sugjerojnë ndryshimin e qasjes në universitete për të ndërtuar një sistem të bazuar te vlerat dhe puna kërkimore e mirëfilltë e studentëve.