Shaban Baholli rrëfen themelimin e shkollës së “2 Korrikut”
Drejtori i përgjithshëm i klubit “2 Korriku” flet për fillimet dhe kushtin e Bylbyl Sokolit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i klubit “2 Korriku”, ishte i ftuar në podcastin “Arena e Yjeve”, ku ka rrëfyer përvojën e tij më shumë se pesëdekadësh me këtë klub, duke nisur nga viti 1971 kur filloi të luante futboll e deri te detyra drejtuese që mban sot.
Gjatë bisedës, Baholli tregoi se si u hodhën themelet për krijimin e shkollës së futbollit të klubit. Sipas tij, drejtuesit ftuar Bylbyl Sokolin për të marrë përsipër organizimin dhe strukturimin e shkollës. Ai zbuloi se Sokoli kishte vetëm një kërkesë konkrete për të nisur punën, e cila ishte sigurimi i njëzet topave. Edhe pse në fillim drejtuesit nuk e kuptuan këtë kërkesë, ata e plotësuan atë dhe nisën organizimin.
Baholli theksoi se organizimi kryesor u drejtua nga Bylbyl Sokoli, ndërsa parimet e vendosura atëherë, ku përfshihet disiplina, vazhdojnë të zbatohen edhe sot. Synimi kryesor i këtij angazhimi ka qenë edukimi i fëmijëve me disiplinë dhe kulturë.