Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Në protestën e Prishtinës dalin familjarët e ish-krerëve të UÇK-së

Djali i Hashim Thaçit dhe fëmijët e Kadri Veselit janë parë në sheshin “Skënderbeu”, ku po mbahet protesta kundër aktgjykimit të Speciales.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Familjarë të ish-krerëve të UÇK-së i janë bashkuar protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në mesin e protestuesve janë djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, si dhe fëmijët e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raportojnë mediat.

Në protestën e Prishtinës dalin familjarët e ish-krerëve të UÇK-së
Foto: ekonomiaonline.com

Protesta u organizua pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 16 shtator, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Në protestë janë të pranishëm edhe shumë qytetarë të tjerë, ndërsa sipas Zërit, fëmijët e ish-krerëve po shoqërohen nga udhëheqës të PDK-së.

Më herët, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte thirrur protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme