Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit
Ekspozita post-mortum e Mentor Kaçit sjell veprat e tij artistike në Galerinë e Arteve në Gjakovë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJAKOVË — Në Galerinë e Arteve në Gjakovë është hapur ekspozita “Kur ngjyrat bëhen qëndresë”, përmes së cilës është prezantuar dimensioni artistik i veprimtarisë së patriotin nga Gjakova, Mentor Kaçi. Ekspozita personale e artistit të ndjerë u organizua në prag të 28 Nëntorit, duke bashkuar artdashës dhe familjarë për të parë nga afër veprat.
Komuna e Gjakovës vlerësoi lart kontributin e Kaçit për atdheun dhe krijimtarinë e tij, duke e cilësuar atë si një shembull të dashurisë dhe përkushtimit që lë pas gjurmë që i tejkalojnë kohët. Nga ana e saj, Luljeta Kaçi, motra e artistit, ndau emocionet dhe krenarinë e familjes për organizimin e kësaj ngjarjeje post-mortum në bashkëpunim me komunën, duke kujtuar se i vëllai ishte perfeksionist dhe punonte vazhdimisht për përgatitjen e ekspozitës së tij.
Ekspozita me punimet e Mentor Kaçit do të mbetet e hapur për vizitorët deri më 10 dhjetor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


