Ndryshimet e reja për trashëgiminë kulturore dhe monumentet
Qeveria ka hedhur në konsultim publik projektligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, duke sjellë rregulla më të rrepta.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Qeveria ka hedhur në konsultim publik një projektligj të ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, i cili synon të shtojë kontrollin mbi zhvillimet dhe ndërhyrjet në territoret me rëndësi kulturore. Ky akt parashikon shtesa dhe ndryshime krahasuar me legjislacionin aktual që daton nga viti 2018.
Për herë të parë, nisma e hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit sjell instrumentin e Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi, për të shmangur ndërhyrjet pa standarde që dëmtojnë monumentet, zonat historike dhe pasuritë e mbrojtura. Po ashtu, projektligji prek pronarët privatë duke hapur mundësi për mbështetje financiare dhe vendos rregulla më të qarta për lëvizjen ndërkufitare, importin, eksportin dhe rikthimin e objekteve të trafikuara.
Ndryshimet përfshijnë edhe përafrimin e administrimit dhe përkufizimit të muzeve me standardet e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve.