Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Pse po bëhen ndryshime ligjore për sistemet inteligjente transportuese në Maqedoni?

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski informon se po bëhen ndryshime në pesë ligje për të mundësuar vendosjen e sistemeve inteligjente transportuese në rrugët e vendit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski informoi se po bëhen ndryshime në pesë ligje në mënyrë që të mundësohet vendosja e sistemeve inteligjente transportuese (SIT) në rrugët e vendit, që është obligim nga agjenda reformuese. Aktivitetet po zbatohen në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend.

Pse po bëhen ndryshime ligjore për sistemet inteligjente transportuese në Maqedoni?
Foto: Government of North Macedonia / Wikimedia Commons

Nikolloski deklaroi se tashmë po ndryshojmë pesë ligje, të cilat do të mundësojnë vendosje të SIT, në bashkëpunim me ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Vetëqeverisjes Lokale, ndërkaq në koordinim me Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Po punohet për instalimin e sistemeve të mençura, përkatësisht inteligjente transportuese në Korridorin 10, si dhe për çka nga fundi është procedura me Bankën botërore dhe me Bashkimin Evropian. Ministria e resorit shpalli tender për zgjehdje të kontraktuesit, ku arritën oferta prej gjashtë kompanive të huaja.

Me Bankën botërore, si dhe me grant prej 13 milionë eurove nga mekanizmi për mbështetje të Basllkanit Perëndimor, përkujtoi Nikolloski, tashmë po punohet për instalimin e sistemeve të mençura, përkatësisht inteligjente transportuese në Korridorin 10 për çka nga fundi është procedura me Bankën botërore dhe me Bashkimin Evropian.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/nisin-ndryshimet-ligjore-per-vendosjen-e-sistemeve-inteligjente-transportuese-ne-maqedoni/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme