Ekonomi
MKD
Pse ndalohet lëvizja në pyje dhe toka pyjore?
Nga sot deri më 31 gusht, bujqërve dhe blegtorëve duhet të jenë të kujdesshëm për lëvizjen e tyre
Redaksia ZHURMA
17:55
Përditësuar 07:17
1 min lexim
SHKUP — Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave. Bujqërve dhe blegtorëve u kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata që e shkelin ndalimin do të përballen me gjoba të larta, nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në ekuivalent në denarë.
Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, pra parqeve kombëtare, secila për zonën që menaxhon. Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA