Presidentja e Kosovës viziton Muzeun Etnografik të Budapestit
Presidentja Justina Shiroka Pula ka vizituar Muzeun Etnografik në Budapest gjatë qëndrimit zyrtar në Hungari.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një vizitë në Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), në kuadër të qëndrimit të saj zyrtar në Hungari, duke e cilësuar këtë institucion si një ndër më të rëndësishmit e kësaj fushe në Evropë. Gjatë kësaj vizite, ajo ka vënë në dukje rëndësinë e madhe që mbajnë artefaktet dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së tyre për gjeneratat e ardhshme.
«Artefaktet e këtij muzeu dëshmojnë historinë, identitetin dhe krijimtarinë e popujve ndër shekuj. Koleksione të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë edhe vetveten, kulturën tonë dhe mjeshtëritë tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë. Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit», ka theksuar ajo.
Në këtë muze të njohur evropian ruhet gjithashtu koleksioni shqiptar i Paolo Lazzës (Palokë Laca), i cili shërben si dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë etnografike shqiptare.