Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Nagavci: Bizneset të mos përdorin krizat për çdo rritje çmimi

Arbërie Nagavci kërkon nga Qeveria shtim të mbikëqyrjes së çmimeve në treg dhe kontroll të marzheve tregtare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar gjatë seancës së Kuvendit që bizneset të mos i përdorin zhvillimet ndërkombëtare si arsyetim për çdo rritje të çmimeve. Sipas saj, megjithëse krizat jashtë vendit ndikojnë në ekonomi, duhet bërë dallimi ndërmjet shtrenjtimit nga kostot e furnizimit dhe atij abuziv.

Nagavci: Bizneset të mos përdorin krizat për çdo rritje çmimi
Foto: tvprizreni.net
Video · Ekonomia Online · YouTube ↗

Nagavci kërkoi transparencë dhe identifikim të saktë të produkteve që shtrenjtohen prej importit apo lëndës së parë. «Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë. Por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim», u shpreh ajo, duke kërkuar gjithashtu hetimin e çdo dyshimi për marrëveshje mes tregtarëve që kufizojnë konkurrencën.

Në këtë drejtim, ajo i bëri thirrje ekzekutivit që gjatë muajve në vijim të shtojë mbikëqyrjen e çmimeve të produkteve themelore, duke përcjellë rrugëtimin e tyre nga importi te konsumatori. Ajo shtoi se Ligji për çmimin tavan është miratuar dhe puna për funksionalizimin e tij ka nisur.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme