20 milionë euro shtesë për pensionet bazike në buxhetin e 2026-tës
Buxheti i Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare është pasuruar me fonde shtesë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në kuadër të ndryshimeve buxhetore për vitin 2026, Departamenti i Pensioneve ka përfituar një fond shtesë prej 20 milionë eurosh, i cili është destinuar për mbulimin e shpenzimeve të pensioneve bazike. Kjo ndarje financiare është mundësuar përmes Ligjit Nr. 11/L-013, ku sipas nenit gjashtë të tij mjetet janë shtuar në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve brenda buxhetit të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.
Tabelat fiskale parashikojnë që shpenzimet e përgjithshme për këtë kategori gjatë këtij viti të arrijnë në vlerën e 1 miliard e 378.1 milionë eurove, ku përfshihen edhe pagesa të ndryshme sociale. Megjithatë, ndryshimet e fundit nuk sjellin ndonjë rritje të shumës individuale për përfituesit dhe as nuk ndryshojnë skemën aktuale pensionale, nga e cila mbështeten mbi 200 mijë qytetarë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar