Produket vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në vitin 2027
Kampanja e MINTI-t zgjerohet me promovim falas në tri platforma për bizneset vendore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kampanja «Dhuro Made in Kosova» vazhdon përmes përfshirjes së tri platformave të tregtisë elektronike: Gjirafa, Foleja dhe Shopaz, ku prodhuesit vendorë mund të përfitojnë promovim pa asnjë kosto. Më parë është njoftuar nisja e kësaj nisme, ndërsa tashmë bëhet e ditur se ajo do të shtrihet deri në fillim të vitit 2027.
Sipas MINTI-t, bizneset dhe prodhuesit e interesuar mund të aplikojnë përmes dërgimit të kërkesës në adresën elektronike info@marget-ks.com për t'u bërë pjesë e nismës, e cila synon të rrisë interesimin për produktet e prodhuara në Kosovë gjatë festave të nëntorit dhe atyre të fundvitit. Ministria u ka bërë thirrje edhe platformave të tjera vendore që t'i bashkohen fushatës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar