Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Martë · 28 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Nafta lirohet 9% në tregjet botërore — në Kosovë mbetet 1.73 euro litri

Litri i naftës shitet 1.73 euro të martën, ndërsa Ngushtica e Hormuzit u mbyll sërish pas rikthimit të sulmeve SHBA-Iran.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Nafta lirohet 9% në tregjet botërore — në Kosovë mbetet 1.73 euro litri
FOTO · Foto: Brent vs WTI crude oil / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka rënë me mbi 9 për qind për fuçi që nga e hëna, pas pauzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por rënia nuk është reflektuar në Kosovë. Të martën, 28 korrik, një litër naftë ka çmim maksimal 1.73 euro, sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas CNN, çmimi global ka zbritur në rreth 87 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga fillimi i prillit, nga mbi 100 dollarë. Në Kosovë, benzina kushton 1.52 euro litri, ndërsa gazi 60 centë. Çmimin më të lartë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti më 9 prill, kur litri shitej për 1.91 euro.

Pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çmimi ndërkombëtar i naftës kishte shënuar rënie të vazhdueshme gjatë javëve të fundit. Megjithatë, situata ndryshoi ditët e fundit, pasi sulmet u rikthyen dhe Ngushtica e Hormuzit — një nga korridoret kryesore botërore për transportin e naftës — u mbyll sërish.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →