Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:41 PDK refuzon takimet e Kurrit për nënkryetarët e Kuvendit04:25 Mjalt dhe kos, maskë natyrale për ushqimin e lëkurës04:20 YouTube raport: Të rinjtë kthehen nga Hollywood tek krijuesit online04:16 Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë me 100 mijë lekë dhe paralajmëron Dinamon04:05 Producentja flet për sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova03:55 Aksident me tre automjete në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur një në gjendje të rëndë03:45 Aksident i rëndë në Veles–Shtip, vdiq 46-vjeçar nga Kumanova03:40 Shqiptari 46-vjeçar dënohet me 6 vite burg për grabitje të 9 banesash në Austri03:36 Angelina Jolie shet rezidencën dhe planifikon të largohet nga Los Angeles03:31 Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë mjekëve familjarë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Beci: Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë

Kryebashkiaku i Shkodrës thotë se muzeu është një vlerë për komunitetin dhe identitetin e zonës

Redaksia ZHURMA 17:30 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Beci: Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë
FOTO · Foto: Drisht Apr 2025 3 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKODËR — Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci informoi dje se Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë. Muzeu i Drishtit iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë si edhe muzealizimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Beci e cilësoi këtë muze si, një prej dëshmive më të vyera të historisë së kësaj zone, që i jep jetë një hapësire që ruan, promovon dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore.

Muzeu gjendet në Kalanë e Drishtit, rreth 15 km nga qyteti i Shkodrës. Kjo është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet. Në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit, në ambientet e brendshme të saj ndodhen disa shtëpi banimi.

Kalaja e Drishtit është ngritur në shekullin XIII si një fortesë bizantine dhe mban statusin Monument Kulture që prej 1948-s. Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir, një tjetër monument kulture tepër i njohur dhe i frekuentuar.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/kulture/beci-muzeu-i-drishtit-ne-postribe-eshte-gati-te-prese-vizitore-video-i575779
— Redaksia ZHURMA

Komentet