Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Muzeu 'Eksodi 99' hapet në Prishtinë

Si ruhet kujtesa e dëbimeve masive të 1999-s në Stacionin e Trenave?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Në Stacionin e Trenave, aty ku mijëra shqiptarë u dëbuan me forcë gjatë luftës së 1999-s, është hapur Muzeu "Eksodi 99". Në qendër të ekspozitës qëndron një vagon treni, simbol i rrugëtimit të dhimbshëm të atyre që u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Muzeu 'Eksodi 99' hapet në Prishtinë
Foto: Wikimedia Commons

Produksionin e projektit e realizoi drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra. "Saktësisht prej këtij stacioni, këtu janë paketu si sardina qindra mijëra shqiptarë nëpër trena. Kur janë harxhuar vagonat e udhëtarëve, serbët kanë pru kamiona edhe vagona të mallrave", ka thënë ajo, duke treguar se pikërisht ky vagon ekziston ende.

Xharra ka theksuar se qëllimi ishte që kjo pjesë e historisë të mos lihet në harresë. Sipas saj, rreth 300 mijë njerëz janë nisur prej Prishtinës, e më pas nga stacione të tjera janë marrë njerëz të tjerë dhe dërguar në Bllacë, ku kanë qëndruar 7 ditë në shi deri sa autoritetet maqedonase u kanë lejuar kalimin.

Ekspozita, e ideuar nga kuratori Gazmend Ejupi, përfshin 48 rrëfime të ndara në katër tema: dëbimi, jeta në kampet e refugjatëve, qëndrimi te familjet mikpritëse dhe kthimi. Ejupi ka thënë se logjistika e sjelljes së vagonit në Prishtinë ka qenë ndër sfidat më të mëdha, ndërsa përmbajtja bazohet në mbi 40 intervista.

Muzeu është i hapur për publikun. Brenda tij, vizitorët mund të ndjekin rrëfimet e atyre që përjetuan dhunën dhe dëbimin sistematik gjatë luftës.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme