Osmani takon ambasadorin e Francës për zhvillimet politike
Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, për të diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Gjatë këtij takimi janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, e ardhmja e vendit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka vlerësuar lart rolin e shtetit francez. «Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar», ka shkruar ajo.